Respektojini shenjat paralajmëruese: Pamje të frikshme të rrëshqitjes së dheut (Video)
02/03/2016
Një kameraman nga Shtetet e Bashkuara, ka qenë duke xhiruar rrëshqitjen e dheut nga një mal.
Dheu që rrëshqiste merrte me vete gurë të madhësive të ndryshme dhe i shkulte pemët nga rrënja.
Gjithçka ishte në rregull, derisa rrëshqitja u bë shumë më e madhe, duke marrë përmasa si të ortekut, transmeton Telegrafi.
Në atë moment, kameramani nis të ikte, që të shpëtonte i palënduar.
“Tash e tutje, do të respektoj shenjën që tregon se ka rrëshqitje dheu”, është një koment, lidhur me videon. /Telegrafi/


