RENEA “blindon” Shkodrën, ushtrohen kontrolle në disa banesa me urdhër të SPAK
10:"Webeditor3
12/12/2024
Forcat speciale RENEA, kanë ushtruar kontrolle në Shkodër dhe fshatrat përreth me urdhër të Prokuroria e Posaçme SPAK.
Nga operacioni i forcave speciale raportohet se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.
Si rezultat i kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri të cilat do të dërgohen për ekspertizë, nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme. /Telegrafi/


