Rektori Zejnullahu realizon 60 mijë euro në vit
06/01/2015
Të ardhurat vjetore, të cilat i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, janë 59.1 mijë euro. Si profesor i rregullt ka pagë bazë prej 1.459 eurosh, pa përfshirë këtu edhe mbinormën, shkruan “Koha Ditore”.
Ka edhe shtesën si rektor në lartësinë 500 euro. Po kështu, ka deklaruar se 719 euro të tjera i merr si kompensim për pjesëmarrjen në Bordin e Avancimit të Kualifikimit të Mësimdhënësve (AKM). Në mbledhjen e fundit të AKM-së, pagesat për pjesëmarrje në Bord janë zvogëluar, por nuk dihet se sa nga kjo linjë do të shkojnë për rektorin. /Telegrafi/


