Refuzohet oferta e parë e Milanit për Praet
250:"GENOA, ITALY - MARCH 30: Dennis Praet of UC Sampdoria and Samu Castillejo battle for the ball during the Serie A match between UC Sampdoria and AC Milan at Stadio Luigi Ferraris on March 30, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
Dennis Praet. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images
27/07/2019
Mesfushori belg, Dennis Praet është objektivi i Milanit për repartin e mesfushës.
Trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo e njeh mirë belgun pasi e ka pasur lojtar tek Sampdoria.
Tekniku italian ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Praet gjatë afatit kalimtar të verës.
Corriere dello Sport ka raportuar se Rossonerët tanimë kanë bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Sampdorias.
Milan ka ofruar 16 milionë euro si dhe katër të tjera në formë bonusesh për Praet, por që kjo ofertë është hedhur poshtë nga klubi bardhekaltër.
Sampdoria kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin e Kombëtares së Belgjikës.
25-vjeçari ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në Serie A dhe po ndiqet edhe nga Arsenal e Roma. /Telegrafi/


