Recetë për krepa me djathë – gatim ndryshe, i shpejtë dhe i lehtë
02/10/2021
Deri tani nuk i keni gatuar kështu
Krepat me djathë shërbeni me jogurt, domate të freskëta, proshutë për kafjall apo darkë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:- 2 vezë;- kripë;- 150 g djathë feta;- 300 ml qumësht;- 200 g miell;- 1 gjysmë luge të vogël pluhur për ëmbëlsira;- gjalpë.
Tundni dy vezë, djathin dhe qumështin. Shtoni miellin situr me pluhurin për ëmbëlsira. Bashkoni.
Lyeni me vaj tiganin (pak më shumë se për krepa) dhe me garuzhdë hidheni tretjen.
Piqni 5 minuta në temperaturë mesatare, pastaj me ndihmën e një pjate rrotulloni dhe piqni edhe 2 minuta.
Me këtë tretje do të keni 2 – 3 krepa të trasha.
Lyeni me gjalpë krepat e gatuara.
Ju bëfshin mirë.
/Telegrafi/


