Please enter at least 3 characters.

Reali në krye me CR7 turpëron Celtan (Video)

2016/03/RealMadridCFvCeltaVigoLaLigaStWyC-m5frix.jpg

Real Madridi ka arritur fitore të thellë ndaj Celta Vigos me rezultat 7-1.

Los Blancos e dominuan këtë ndeshje, ndërsa mysafirët përveç golit nuk arritën të tregonin asgjë.

Edhe pse kjo ndeshje ishte një festival golash, në pjesën e parë shënoi vetëm Pepe në minutën e 41-të, ku edhe kaloi vendasit në epërsi.

Pjesa e dytë erdhi me katër gola të njëpasnjëshëm të Cristiano Ronaldos në minutat 50’, 58’, 64’ dhe 76’. Ndërsa golat e fundit erdhën nga Jese (77’) dhe Gareth Bale (81’).

Goli i vetëm nga Celta erdhi në minutën e 62-të nga Iago Aspas, por ishte një gol klasi.

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në pozitën e tretë me 57 pikë, ndërsa Celta në të gjashtën me 42 pikë. Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Las Palmas. /Telegrafi/