Reali merr vendim, do t'i vazhdohet kontrata veteranit të skuadrës
Planet sportive të Real Madrid për sezonin 2026/27 po marrin gjithnjë e më shumë formë. Ndërsa klubi pret rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, drejtuesit madrilenë kanë avancuar edhe në çështjen e rinovimit të kontratës së Antonio Rudiger.
Presidenti aktual Florentino Pérez synon të vazhdojë në krye të klubit, ndërsa Enrique Riquelme tashmë ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme. Pavarësisht situatës institucionale, Real Madridi po vazhdon punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm.
Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, Rudiger ka arritur një marrëveshje verbale me klubin për të zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër. Mbrojtësi gjerman kishte mundësinë të largohej si lojtar i lirë në fund të sezonit, por ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij në “Santiago Bernabeu”.
🚨 BREAKING: Toni Rüdiger and Real Madrid reach verbal agreement on new contract valid until June 2027.
Plan to sign soon also with timing for official statement to be dictated by elections process ongoing.
Rüdiger has accepted Real proposal. 🔐 pic.twitter.com/bCf2Ckvf9U
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 26, 2026
33-vjeçari konsiderohet një nga liderët e repartit defensiv dhe një figurë shumë e rëndësishme në skuadrën madrilene, ndaj drejtuesit e klubit e kanë parë rinovimin e tij si prioritet.
Palët synojnë që marrëveshja të firmoset dhe të bëhet zyrtare sa më shpejt të jetë e mundur, megjithëse koha e njoftimit pritet të varet edhe nga zhvillimet e procesit zgjedhor në klub.
Sapo të qartësohet situata presidenciale në “Bernabeu”, pritet të finalizohet edhe rinovimi i kontratës së Rudigerit. /Telegrafi/


