Please enter at least 3 characters.

Real Madridi thyen heshtjen zyrtare për 'rastin Negreira'

2023/02/butragueno.jpg
303:"Emilio Butragueno, former forward of Real Madrid, is pictured during the UEFA Champions League 1st leg quarter-final football match FC Bayern Munich v Real Madrid in Munich, southen Germany on April 12, 2017. / AFP PHOTO / Odd ANDERSEN (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale i Real Madridin, Emilio Butragueno foli për herë të parë për rastin Negreira dhe siguroi se Los Blancos presin të përfundojnë të gjitha hetimet përpara se të bëjnë një vlerësim.

Skandali i njohur si Negreira befasoi të gjithë këtë muaj me Barcelonën që akuzohet se pagoi ish-gjyqtarin dhe ish-shefin e gjyqtarëve, Enriquez Negreira.

Megjithatë, rivalët e tyre më te mëdhenj, Real Madridi, nuk kanë reaguar deri të shtunën mbrëma.

Është Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale i Real Madridin, Butragueno, i cili theu heshtjen duke treguar se çfarë mendojnë Los Blancos në lidhje me rastin.

“Tek Real Madrid duhet të respektojmë kohët e drejtësisë dhe tani duhet t'i presim ato për të përfunduar hetimet nga prokuroria që përcaktojnë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë fillimisht Butragueno.

Ndryshe, Barcelona akuzohet se e ka paguar Negreiran me rreth 1.4 milion euro dhe kjo llogaritet si konflikt interesi pasi i njëjti ishte duke kryer një funksion dhe mund t’i ndihmonte në arritjen e rezultateve. /Telegrafi/