Please enter at least 3 characters.

Real Madridi rrëshqet ndaj Sociedadit

2016/01/real-madridi-rr-euml-shqet-ndaj-sociedadit_2_hd.jpg

Mbretërit e filluan fuqishëm takimin duke shënuar pas pesë minutash me anë të Sergio Ramos dhe duke dyfishuar pas rreth po aq minutash e anë të Gareth Bale (11’).

Por ata e dorëzuan avantazhin qysh në pjesën e parë. Fillimisht ishte Inigo Martinez që ngushtoi disavantazhin për vendasit (35), para se David Zurutuza të barazojë pesë minuta para fundit të pjesës ës parë (41’).

I njëjti lojtar ishte ai që përmbysi rezultatin, duke kthyer avantazhin në favor të Sociedad (65’), derisa dilemën e fituesit e zgjodhi Carlos Vela (75’).

Reali ishte në mungesë të lojtarit kryesor, Cristiano Ronaldo, i cili është jashtë fushe për shkak të lëndimit.

Madridasit mbledhin tre pikë nga dy ndeshje, aq sa edhe Sociedad. /Telegrafi/