Please enter at least 3 characters.

Real Madridi fiton derbin e zjarrtë lokal ndaj Atleticos, thellon epërsinë me Barcelonën

2020/02/Real-Madrid-vs-Atletico-1.jpg
288:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 01: Sime Vrsaljko of Atletico Madrid reacts to Real Madrid scoring there first goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Club Atletico de Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on February 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka arritur të triumfojë në derbin e zjarrtë lokal ndaj Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në La Liga.

Mbretërit kanë arritur të marrin edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mposhtur rivalët e urryer dhe duke quar në gjashtë pikë epërsinë ndaj ndjekësve të Barcelonës.

Pjesa e parë e takimit i karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por rastet më të mira për gol i patën mysafirët.

Angel Correa dhe Victor Vitolo patën raste ideale për të kaluar Atleticon në epërsi, por pa arritur të tundin rrjetën.

Në pjesën e dytë, Reali hyri furishëm duke bërë më shumë dhe duke gjetur edhe golin e vetëm të ndeshjes.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 56-të të ndeshjes dhe ishte Karim Benzema, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Fernand Mendy.

Pas këtij goli, Atletico i bëri disa tentativa në kërkim të golit të barazimit, por pa pasur sukses dhe Reali mori një fitore të madhe 1-0.

Pas kësaj fitore, Los Blancos e shohin veten në pozitën e parë me 49 pikë apo gjastë më shumë se Barcelona e dyta me një ndeshje më pak, ndërsa Atletico zë vendin e pestë me 36 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reali udhëton te Osasuna, ndërsa Los Lochoneros e presin Granadan. /Telegrafi/