Please enter at least 3 characters.

Real Madridi befasohet nga Girona, mposhtet me rikthim në Bernabeu

2019/02/Girona-Real-Madrid.jpg
260:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 17: Portu of Girona celebrates after scoring his team's second goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Girona FC at Estadio Santiago Bernabeu on February 17, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Girona ka arritur ta befasojë Real Madridin duke e mposhtur me rikthim 2-1 në Santiago Bernabeu në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të La Ligas.

Skuadra e Santiago Solarit është ndalur nga Girona, të cilët i kanë mposhtur në shtëpi pas pesë fitoreve radhazi në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga Mbretërit, të cilët përveç shumë raste arritën të gjejnë edhe golin e epërsisë.

Ishte braziliani Casemiro, i cili shënoi me kokë në minutën e 25-të pas asistimit të Toni Kroos për 1-0.

Festa e Casemiros pas golit të shënuar (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Reali arriti të gjej golin edhe në minutën e 44-të me anë të Marcelos, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua si i parregullt.

Në pjesën e dytë u zhvillua krejtësisht ndeshje tjetër, pasi ishin mysafirët katalunas që dominuan dhe arritën ta rikthejnë rezultatin.

Momenti i golit të barazimit nga Stuani (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Zhvillohej minuta e 65-të e ndeshjes kur sulmuesi Christian Stuani shënoi nga penalltia për 1-1, pasi më parë me dorë luajti Sergio Ramos.

Në minutën e 75-të, Girona arriti të gjej edhe golin tjetër me anë të Portu, i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të jetë goli i fitores për katalunasit.

Momenti i golit nga Portu (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Girona e sheh veten në pozitën e 15-të me 27 pikë, ndërsa Real Madridi bie në vendin e tretë me 45 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Mbretërit udhëtojnë te Levante, ndërsa Girona e pret në shtëpi Real Sociedadin. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x72jx75

https://www.dailymotion.com/video/x72jxjr