Please enter at least 3 characters.

Real Madridi, Barcelona dhe Bayerni monitorojnë Sanchon

2018/12/Sancho-Dortmundi-e1545493134940.jpg
337:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 06: Jadon Sancho of Borussia Dortmund is challenged by Thomas Partey of Atletico Madrid during the Group A match of the UEFA Champions League between Club Atletico de Madrid and Borussia Dortmund at Estadio Wanda Metropolitano on November 6, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Talenti i madh anglez, Jedon Sancho, ka përfunduar në radarin e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane.

Sancho është duke shkëlqyer me fanellën e Borussia Dortmundi pas transferimit të tij nga Manchester City në verën e vitit 2017.

Paraqitjet e tij kanë bërë që talenti sulmues i Dortmundit të shikohet me kujdes nga tri skuadra të mëdha evropiane.

Sipas gazetës spanjolle Marca, gjigantët e La Ligas, Real Madridi dhe Barcelona do të tentojnë transferimin e talentit anglez.

Sancho ka bërë për vete skuadrat më të mëdha evropiane (Getty Images)

Megjithatë, transferimi i tyre nuk do të jetë i lehtë pasi kanë një rival të madh nga Bundesliga.

Është gjiganti gjerman, Bayern Munichu që gjithashtu do të tentoj transferimin e tij, pasi janë bindur nga paraqitjet e lojtarit me Dortmundin.

Transferimi i 20-vjeçarit anglez mendohet të jetë i pamundur në afatin e janarit dhe skuadrat do të synojnë atë gjatë verës.

Çmimi i Sanchos në treg thuhet se të jetë 70 milionë euro, ndërsa lojtari ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 11 asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/