Please enter at least 3 characters.

Real – Altetico, ja sa kanë ndryshuar skuadrat nga finalja e fundit

2016/05/real-6.jpg

Atletico Madrid dhe Real Madrid do të takohen të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve në Milano.

Por, kanë kaluar dy vite që nga finalja e Lisbonës që rezultoi me triumf të Real Madridit.

Që prej asaj kohe ndryshime të mëdha kanë ndodhur tek të dyja ekipet Madrilene në përbërjen e tyre ekipore.

Le të shohim se cilat yje janë larguar që nga finalja e Lisbonës tek Reali dhe Atletico Madrid dhe ku kanë përfunduar ata.

Te Real Madrid:Alvaro Morata - menjëherë pas triumfit të Lisbonës u transferua tek Juventus.
Angel Di Maria - menjëherë pas triumfit të La Decimas u largua në drejtim te Man Utd për tu transferuar me pas tek PSG
Iker Casillas - u largua nga klubi i tij i jetës 1 vit pas triumfit të La Decimas për tu transferuar tek Porto.
Fabio Coentrao - u largua nga Real Madridi duke u huazuar tek skuadra e Monacos.
Xabi Alonso - pas 5 viteve qëndrim tek Reali u largua në drejtim të Bayern Munich.

Te Atletico Madrid:Thibaut Courtois - tashmë anëtar i Chelseat.
Miranda - la Atleticon për Interin.
Raul Garcia - tashmë mbron ngjyrat Ath.Bilbaos.
Diego Costa - u transferua tek Chelsea.
David Villa - u largua nga At.Madrid në drejtim te New York City.