Please enter at least 3 characters.

Reagon Grubi pasi iu dogj vetura: Jam në politikë për të shërbyer

2023/06/Artan-Grubi-zevendeskryeminister-i-Maqedonise-se-Veriut-foto-Ridvan-Slivova-11-e1691174350729.jpg

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar sot pasi iu dogj vetura në orët e hershme të mëngjesit.

Grubi në një postim në Facebook u kërkon falje fqinjëve e familjes për shqetësimin që e përjetuan nga djegia e veturës për shkak të siç thotë, profesionit të tij.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e tij në Facebook:  I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim.I kërkoj ndjesë edhe shokut tim dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm për arsye të profesionit tim.Në politikë jam për të shërbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjët dhe shoqëria.Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinëzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zmbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve.Ju kërkoj falje që shqetësimet e mija dhe të familjes sime u shndërruan në shqetësime edhe të fqinjëve dhe shoqërisë.Shpreh mirënjohje për të gjithë fqinjët e mi si dhe për forcat e sigurisë dhe përpjekjet e tyre për ta zbardhur sulmin e mbrëmshëm.Ju falënderoj dhe të gjithë juve për përkrahjen e madhe./Telegrafi/