Please enter at least 3 characters.

Reagojnë nga Instagrami i Beatrix Ramosajt: Nuk është futur në Big Brother VIP për të gjetur burrë, por për të fituar 100 mijë euro

2022/01/beatrix.png

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, që nga hyrja në Big Brother VIP ka qenë temë diskutimi në faqet rozë e rrjetet sociale.

Lidhja me aktorin nga Vlora, Donald Veshaj, e ka rikthyer po ashtu në qendër të vëmendjes duke u komentuar për uljet e ngritjet në çift.

Kësaj radhe është bërë një shkrim nga Instagrami i saj, që menaxhohet nga një mike e Ramosajt duke treguar se ajo nuk ka hyrë në shtëpi për të gjetur burrë, por për të fituar 100 mijë euro, si të gjithë banorët e tjerë.

Ky është postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Ne nje vend si Shqiperia ku gruaja vritet dhe gruas i ngel faji, nuk pres asgje me shume sesa komente dhe opinione dashakeqe per Beatrixen dhe linçimin publik te saj pas cdo fjale e gjesti brenda shtepise se BBV.Femrat e cfaredolloj moshe nuk e kane kuptuar ende qe duhet ta mbrojme dhe ta mbeshtesim njera-tjetren, pavaresisht nese pelqehemi apo jo, sepse shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri patriarkale dhe vetem te bashkuara mund te çajme perpara.Per kedo qe nuk e ka kuptuar dhe ka nevoje t’i thuhet shkoqur: Per Beatrixen, Donaldi eshte pjese e rendesishme e jetes personale te saj, brenda dhe jashte shtepise se BBV, po aq sa shpresoj te jete e vertete edhe e anasjellta. Per Beatrixen, Donaldi eshte po ashtu pjese e lojes brenda ne BBV po aq sa c’eshte e vertete e anasjellta.Ndoshta “gjyqtaret” e ceshtjes Trixa-Donald kane pasur fatin te gjejne dhe te jetojne nje dashuri pa ulje e ngritje, pa zenka dhe hatermbetje, vetem ylber dhe flutura ne stomak. Kjo eshte gjeja me e bukur qe mund t’i ndodhi njeriut ne jete, por pse ju duket kaq anormale kur shihni Beatrixen dhe Donaldin ne nje klip qe diskutojne per pritshmerite qe kane per njeri-tjetrin dhe lidhjen e tyre? Pse ju duket kaq anormale qe ne momente te veshtira Trixa kerkon vemendjen e te dashurit te saj? Mbi te gjitha, pse sajoni histori sikur Trixa ka hyre ne ate shtepi vetem per t’u lidhur me Donaldin?Ne jete kam marre nje mesim shume te rendesishem: Ki qellime ne jete, por nese rruges te shfaqen mundesi te bukura, nuk duhet t’i lesh pa i kapur thjesht sepse nuk ishte gjeja qe po kerkoje. Me kete dua te them qe Beatrixa nuk u fut ne BBV per te gjetur burre, por per te fituar € 100,000 sikurse te gjithe. Kjo s’do te thote qe beri gabim qe i dha nje mundesi lidhjes me Donaldin. Dhe ne fund vertete mund t’i humbase te dyja, por mos u merzisni nese ju zhgenjen”. /Telegrafi/