Rashani, lojtari që i nevojitet Kombëtares shqiptare (Video)
29/07/2015
Sulmuesi anësor, Elbasan Rashani, ditë më parë në një prononcim për Telegrafin, tregoi haptazi se pret një ftesë nga Shqipëria, dhe nëse do të ndodhte një gjë e tillë do ta realizonte ëndrrën e tij.
22-vjeçari që ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Norvegjisë, ka arritur të shënoj tre gola në këtë fillim të edicionit të ri me Brondbyn, dhe që të tre i ka realizuar në kuadër të Ligës së Evropës.
Shpejtësia e tij është fantastike dhe driblimet me topin e bëjnë atë mjaftë të vlerësuar në Danimarkë.
Në ndeshjen e shtatorit kur Shqipëria do të përballet me danezët, De Biasi pritet ta ftojë Rashanin në skuadër, pasi talenti kosovar i njeh mirë kundërshtarët e radhës dhe mund t’iu shkaktoj mjaftë probleme. /Telegrafi/


