Please enter at least 3 characters.

Raportohet për një tërmet me magnitudë 7.0 edhe në Haiti

2021/08/Haiti.png

Një tërmet me magnitudë 7.0 goditi Haitin perëndimor të shtunën, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi 8 kilometra nga qyteti Petit Trou de Nippes, në një thellësi prej 10 kilometrave.

Qendra Sizmologjike Evropiane – Mesdhetare (EMSC) gjithashtu raportoi një tërmet në rajon, duke thënë se ishte me magnitudë 7.6.

Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit tha se nuk kishte asnjë paralajmërim për cunami pas tërmetit. /Telegrafi/