Please enter at least 3 characters.

Ramush Haradinaj takohet me Presidentin e Federatës Evropiane të Ping Pongut dhe atë të Federatës së Kosovës

2019/11/ramushi.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka pasur një takim të rëndësishëm për sportin gjatë ditës së sotme (e premte).

Haradinaj ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar për të njoftuar një takim të mbajtur gjatë ditës së sotme në zyrat e tij.

Kryeministri në detyrë ka treguar se kishte kënaqësinë të takohej me Presidentin e Federatës Evropiane të Ping Pongut (ETTU), Ronald Kramer dhe Kryetarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku.

Postimi pa ndërhyrje i Ramush Haradinajt: Kënaqësi të prisja sot në takim Presidentin e Federatës Europiane të Ping Pongut (ETTU) z. Ronald Kramer dhe Kryetarin e Federatës së Pingpongut të Kosovës, z. Nehat Çitaku dhe të kuptoj për të arriturat dhe sukseset e Federatës sonë në anëtarësimin në ETTU dhe për pjesëmarrjen e tyre në garat ndërkombëtare.Është sukses i madh i federatës sonë, që të bëhet nikoqire e organizimit të Ligës Rajonale të Pingpongut “CONNECT Youth Table Tennis Regional Balkan League" dhe të marrë mbështetjen e Federatës Europiane.Si shumë sfera të jetës, edhe sporti ka kaluar nëpër shumë sfida, por me kohë kemi arritur ta shndërrojmë në një nga prioritetet tona dhe gjithashtu t’i gëzojmë sukseset e shumë sportistëve tanë./Telegrafi/