Rami lëvdon Seedorfin
16/01/2014
Francezi luajti 90 minuta në sfidën e Copa Italias ndaj Spezias dhe shfaqi paraqitje të mirë, por ai pati ca fjalë për teknikun e ri Rossoner.
“Unë ndihem shumë i lumtur me mënyrën se si kam luajtur dje. Unë po kthehem në nivelin tim të zakonshëm dhe unë do të duhet të luaj më shumë”.
“Seedorfi ka fituar gjithçka në karrierën e tij si lojtar dhe është shumë impresiv si njeri”.
“Ai i din dinamikat e futbollit italian dhe kjo do të na ndihmojë shumë”, ka deklaruar Rami. /Telegrafi/


