Please enter at least 3 characters.

Rama shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit

2023/10/edi-rama.jpg
145:"Albanian Prime Minister Edi Rama spoke to Adhwan Al-Ahmari, host of the Asharq News talk-show Al-Madar, during a wide-ranging interview. AN photo

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi këtë të martë.

Teksa ka ndarë një foto të artistit, kreu i qeverisë ka shkruar shkurt: “Lamtumirë Mirush”.

Artisti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 75 vjeçare në orët e para të mëngjesit të së martës, njoftuan familjarët e tij.

Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë. Një pjesë të jetës ia kushtoi teatrit, ku ndër rolet më të veçanta ishte ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. /Telegrafi/