Please enter at least 3 characters.

Rama: Mbyllja e dyerve të fakulteteve, fytyra e pengmarrësve të protestës

2016/01/edi-rama-jam-katolik-f-euml-mij-euml-t-e-par-euml-i-kam-ortodoks-gruan-e-kam-myslimane_hd.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale teksa dallohen studentët duke gozhduar dyert e disa fakulteteve në Tiranë.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët”, shkruan Rama.

Mëngjesin e së hënës studentët në Tiranë i janë rikthyer protestës, duke u grumbulluar para kryeministrisë, prej orës 10:00. /Telegrafi/