Please enter at least 3 characters.

Raketa artizanale godasin termocentralin më të madh në Gjermani

Termocentrali më i madh i Gjermanisë në Brandenburg, cak i sulmit me raketa artizanale.

Në ambientet e termocentralit me linjit në Jänschwalde janë gjetur disa pajisje shpërthyese dhe ndezëse të prodhuara në mënyrë artizanale.

Sipas Märkische Allgemeine Zeitung, termocentrali dyshohet se është sulmuar me raketa të improvizuara të mbushura me eksploziv.

Disa prej tyre besohet se kanë goditur infrastrukturën e nënstacionit elektrik.

Disa nga pajisjet janë çaktivizuar nga ekspertët për çaktivizimin e bombave, ndërsa incidenti po hetohet nga Zyra e Policisë Kriminale të landit.

Jänschwalde është termocentrali më i madh në Brandenburg. Përveç prodhimit të energjisë elektrike, ai furnizon me ngrohje qytetet Cottbus dhe Peitz, si dhe një kompleks industrial. /Telegrafi/