Rajoni i Prishtinës krijon platformë të përbashkët për arsim cilësor
12:"Lluka Murati
17/07/2025
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se bashkëpunimi mes Kryeqytetit, Lipjanit, Fushë Kosovës e Obiliqit sot mori një formë të re, jo thjesht si fqinjësi administrative, por si një rajon që ndan përgjegjësinë për të ardhmen e përbashkët përmes arsimit.
Në njoftim thuhet se "Konferenca Ndërkomunale për Arsimin na bashkoi për të ndarë përvoja, për të adresuar sfida dhe për të ndërtuar një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi".
"Arsimi kërkon më shumë se vetëm përkushtim individual. Kërkon koordinim, sinqeritet dhe vullnet të përbashkët", theksohet tutje në komunikatë./Telegrafi/


