Please enter at least 3 characters.

Raiola mohon marrëveshjen me kandidatin për president të Barcelonës për Haaland

2020/12/cfee452d52aa4fdfb6aaf2ca6316b487500x500@2x.jpg

Erling Braut Haaland mund të transferohet te Barcelona, ishte një nga lajmet më të bujshme që mbushën titujt e gazetave.

Ishte Josep Maria Minguella, krahu i djathtë u Emili Rousaud, kandidat për president te Barcelona, që kishte pohuar një gjë të tillë.

“Kam folur me Mino Raiola dhe i kam të gjitha detajet në rast se fitojmë zgjedhjet. Ne i dimë të gjitha kushtet për transferimin e sulmuesit”, kishte thënë Minguella për Catalunya Radio.

Emili Rousaud, kandidat për president te Barcelona

Ndërkohë që ka reaguar menjëherë menaxheri i sulmuesit norvegjez, Mino Raiola, i cili e ka cilësuar si lajm të rrejshëm.

“Lajm i rrejshëm. Kurrë nuk kam folur me ndonjë kandidat për president te Barcelona në lidhje me Haaland dhe nuk do ta bëj”.

Mino Raiola, menaxher i njohur

“Nëse do të ketë një president të ri të zgjedhur në janar, ai mund të më telefonojë”, ka thënë Raiola për “Sport1”. /Telegrafi/