Please enter at least 3 characters.

Qyteti kinez me 2.8 milionë banorë raporton raste të reja të coronavirusit

2020/05/28932680-8365475-image-a-21_1590676315642-e1590682908339.jpg

Një qytet veri-lindor kinez me 2.8 milionë banorë është goditur me një valë të re të rasteve nga coronavirusi, ndërsa zyrtarët po përpiqen të identifikojnë burimin e panjohur të përhapjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qyteti i Mudanjiang në provincën Heilongjiang ka regjistruar 11 raste asimptomatike, shtëpiake në tre ditët e kaluara, duke bërë që autoritetet lokale të ndërpresin transportin publik.

Stacionet hekurudhore u mbyllën dje, ndërkaq fluturimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare u anuluan të gjitha. Shkollat ​​i pezulluan orët e mësimit dhe i dërguan studentët në shtëpi.

Zyrtarët e qytetit ende nuk kanë lëshuar një njoftim zyrtar sa i përket mbylljes së të gjitha komplekseve të banimit, mirëpo qytetarët kanë pohuar se objektet e tyre janë vendosur nën izolim./Telegrafi/