Qytetarët jetojnë më gjatë se katundarët
Megjithëse, zviceranët, me moshën mesatare 82.2 vjeçare, bëjnë pjesë në mesin e popujve më jetëgjatë në botë. Por, një studim i realizuar nga Universiteti i Bernës ka arritur në konstatimin se në Zvicër ka dallime të mëdha në mes të banorëve sa i përket jetëgjatësisë së tyre. Dallimet paraqiten në bazë regjioni, në raportin fshat-qytet, sipas shkallës së arsimimit dhe madje edhe sipas religjionit.
Më shumë dallime në moshën mesatare ka në mesin e meshkujve. 7.3 vjet është dallimi maksimal i kësaj mesatareje, ndërsa te femrat diferenca më e madhe është vetëm 3.7 vjet.
Jetën mesatare më të gjatë, sipas studimit në fjalë, e kanë njerëzit që jetojnë në qendra urbane si Cyrih, Bernë, Bazel, Gjenevë si dhe buzë liqeneve, shkruan “Schweiz am Sonntag”. Ndërsa në zonat rurale e të izoluara si në lugina të Alpeve, në kantonin Jura ose në regjione të thella të kantonit të Lucernit dhe në Emmental, shanset për të jetuar më gjatë janë më të vogla.
Ndër faktorët kryesorë për dallimet në jetëgjatësi që ka identifikuar studimi janë arsimimi, të ardhurat, gjendja civile, religjioni dhe qiraja.
Mosha më e ulët mesatare është shënuar në fshatrat Unteschächen (Uri), Lugnez (Jura) Spiringen (Jura) dhe Grengiols (Valis). Ndërsa, më e larta në Uitikon (Crih), Küssnacht (Cyrih) Commugny (Vaud) dhe Herrliberg (Cyrih).
Dallime akoma më të mëdha në jetëgjatësi janë shënuar në aspektin social Kështu, kuadrot e larta jetojnë mesatarisht 13 vjet më gjatë se të papunët. Pastaj, një burrë i martuar jeton 5.4 vjet më gjatë se një beqar Te femrat ky dallim është 4 vjet.
Po ashtu është konstatuar se katolikët jetojnë pak më gjatë se sa protestantët. /Albinfo/


