Please enter at least 3 characters.

Qytetarët e Pejës protestojnë kundër reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike

2024/12/Protesta-1.jpg

Banorët e Vitomiricës janë mbledhur sot për të protestuar para zyrave të KEDS-it në Pejë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Protesta është mbajtur në orët e paradites, gjersa kanë protestuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Qytetarët theksuan mungesën e shpeshtë të energjisë elektrike, ndërsa kjo po paraqet problem sidomos për bizneset.

Lidhur me krizën energjetike, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media.

Zyrtar të LDK-së theksuan se reduktimet dhe mungesa e energjisë elektrike, pasojë e paaftësisë dhe dështimit të Qeverisë. /Telegrafi/