Qofte me djathë
Përbërësit:- 500 g mish të bluar viçi, - 150 g mozzarella apo djathë tjetër, - Një copë bukë bajat, - Një qepë, - Një vezë, - Një thelb hudhre, - 2 lugë majdanoz të grirë, - Një lugë borzilok të tharë, - Një lugë mustardë, - Një lugë vaj ulliri, - Spec i bluar i kuq (sa mund të kapësh me një gisht), - Kripë, - Piper, - Vaj për fërgimPërgatitja:
Copën e bukës njomeni në ujë të vakët apo në qumësht.
Mozzarella (ose djathi tjetër) pritet në 20 kube. Qepën dhe hudhrën qërojeni e grijeni.
Në vajin e nxehur shkurt fërgoni kubet e qepës dhe të hudhrës, hiqni nga zjarri dhe ftohni.
Në enë qitni mishin e bluar, shtoni bukën e kulluar, vezët, qepën e fërguar, majdanozin, borzilokun, specin e kuq të bluar, mustardën, qitni kripë dhe piper, përzieni mirë dhe bëni 20 qofte të vogla me katrorë mocarele në mes.
Fërgoni në vaj të nxehtë rreth 10 minuta, duke i rrotulluar vazhdimisht.
Servoni me sallata të ndryshme, me salcë të kuqe apo të bardhë, patate të fërguara....
/Telegrafi/


