Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit
12/05/2024
Real Madridi ka fituar titullin e 36-të në histori të klubit, një rekord ky në Spanjë.
Los Blancos kanë dominuar këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll La Liga, teksa ditën e djeshme kanë marrë edhe trofeun.
Qysh nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm, Reali po feston titullin me adhuruesit e tyre në sheshin Cibeles.
Atmosfera në sheshin Cibeles është e zjarrtë pasi janë mbledhur aty qindra mijëra tifozë, derisa futbollistët po marshojnë me autobusin e hapur.
Më vonë pritet që futbollistët madrilen t'iu drejtohen tifozëve të tyre me mesazhe. /Telegrafi/


