Please enter at least 3 characters.

Qeveria hungareze nuk konfirmon nëse Gruevski kërkon azil në Budapest

2018/11/nikolla-gruevski.png

Qeveria e Hungarisë as konfirmon as demanton se ish-kryeministri Nikolla Gruevski kërkon azil në Hungari.

Në përgjigje të shkurtër për TV21 thonë: "Nuk mundemi t'ju konfirmojmë as të mohojmë. Nuk komentojmë kërkesa individuale për azil që janë në përpunim", thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Hungarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, sot ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevskit nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook tha se gjendet në Hungari dhe se atje po kërkon azil.

Gruevski është i dënuar për lëndën "Tanku" të PSP-së me dy vite burgim, ndërsa akuzohet edhe për vepra tjera penale./Telegrafi/