Qeni ua mori topin lojtarëve në Mitrovicë (Foto)
12/04/2015
Kjo pamje ndodhi të dielën në stadiumin “Riza Lushta”, derisa lojtarët duke mos pasur se çfarë të bëjnë, vetëm shikonin qenin që ndodhej pranë vijës anësore, shkruan GazetaOlle.com.
Edhe tifozët po ashtu mbetën të habitur, porse duket se qeni i solli fat ‘89-shit’.
Trepça ’89 arriti fitore tejet të madhe në derbin mitrovicas duke fituar përballë Trepçës me rezultat 3-1, për të vazhduar luftën drejt titullit të kampionit. /Telegrafi/


