Qëndroi rreth 18 orë nën rrënojat e ndërtesës, pamjet kur shpëtohet 5-vjeçarja në Stamboll (Video)
Hava Tekgöz, një vajzë 5-vjeçare është shpëtuar nga ndërtesa e rrënuar në Stamboll, pasi qëndroi 18 orë nën rrënoja.
Gjatë ditës së djeshme, në anën aziatike të Stambollit u shemb një ndërtesë shtatë katëshe me të paktën 30 banorë brenda saj.
Deri më tani, tre persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë, përfshirë vajzën 5-vjeçare, janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës, shkruan AnadolyAgency.
Gjatë ditës së djeshme, po ashtu edhe një djalë 9-vjeçar i identifikuar si Mahmut Tayyip ishte në mesin e atyre që u shpëtuan nga rrënojat.
Ndryshe, ndërtesa 6-katëshe ishte shembur të mërkurën gjatë pasdites, ku dhjetëra familje kishin jetuar dhe gjysma prej tyre kishin punuar në fabrikën e tekstilit, e ndërtuar brenda bodrumit të kësaj ndërtese. /Telegrafi/


