Ai tha se kjo është një rritje eksplozive e rasteve por qytetarët e vaksinuar po e kalojnë më lehtë virusin.
“Sot psh. Kemi 41 pacientë të hospitalizuar në nivel të Kosovës, 21 në Prishtinë në klinikën infektive dhe klinikën e pediatrisë dhe të tjerët janë nëpër spitalët e përgjithshme nga këta të spitalizuar shumica prej tyre janë me dy vaksina por nuk kemi për momentin asnjë që janë të vaksinuar me tri vaksina”, ka thënë Krasniqi.
Aktualisht në vend janë 3263 raste aktive pozitive me Covid-19.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 253 persona./RTV Dukagjini/


