Please enter at least 3 characters.

Punime në Amfiteatrin antik të Durrësit

2019/04/Durres-e1554446105906.jpg

Pastrimi i mureve rrethuese dhe Amfiteatrit nga vegjetacioni janë angazhime parësore të DRKK Durrës gjatë kësaj periudhe.

Punonjësit janë përfshirë në aksionin kundër vegjetacionit, për t’u dhënë monumenteve më të rëndësishme paraqitjen e denjë në pritje të turistëve dhe vizitorëve të shumtë.

Dëmtimet e bëra në monumente nga qytetarë të papërgjegjshëm, jo vetëm që cenojnë imazhin e qytetit, por kërkojnë shpenzim të tepërt të kohës dhe burimeve për t’i zhdëmtuar, burime që mund të përdoren për mirëmbajtjen dhe konservimin e monumenteve. /atsh/