Please enter at least 3 characters.

Publikoi video në TikTok duke shtënë me armë, arrestohet 21-vjeçari në Vushtrri

2022/08/GettyImages-1215460418.jpg
217:"This illustration picture taken on May 27, 2020 in Paris shows the logo of the social network application Tik Tok on the screen of a phone. (Photo by Martin BUREAU / AFP) (Photo by MARTIN BUREAU/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Vushtrri personin me inicialet A. M. (21), pasi më herët ishte raportuar se ai ishte parë në një video të publikuar në rrjetin Tik-Tok duke shtënë me armë.

Personi i arrestuar ka pranuar se më datën 20 gusht 2022, gjatë një ahengu familjar në shenjë gëzimi kishte shtënë disa herë në ajër nga një armë me gaz. Arma është sekuestruar në cilësi të provës materiale.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës. /Telegrafi/