Please enter at least 3 characters.

Publikoi shpalljen për "dashuri falas", 3 mijë burra i erdhën në derë (Foto)

2018/03/Screenshot_10.jpg

Një blogere kineze shkaktoi kaos në një qytet kinez, pasi u tha njerëzve – përmes mediave sociale - se do të bënte dashuri me ta falas.

Dhe menjëherë pasi vendosi shpalljen, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kishte pretendime se rreth 3,000 njerëz u dyndën në hotel, në të cilin gruaja tha se po qëndronte në jug të Kinës.

Gruaja, e identifikuar si Miss Ye - 19 vjeçare, është arrestuar nga policia lokale me dyshimin për reklamim rreth prostitucionit, sipas një deklarate të policisë.

Megjithatë, e frikësuar nga një reagim i tillë, ajo shpejt njoftoi se ajo po bënte shaka dhe u kërkoi njerëzve që të ndalonin të vinin.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në Haitang Bay, Sanya, në ishullin Hainan të Kinës jugore. /Telegrafi/