Publikohet programi i plotë i filmave garues për DokuFest XVII
Festivali më i madh i filmave në Kosovë, është drejt kristilazimit të gjërave përfundimtare.
Dokufest, festivali i filmave të metrazhit të shkurtër dhe dokumentar, ka zbuluar gjatë ditës së djeshme edhe tematikën e edicionit të sivjetmë.
Tema e reflektimit do të theksohet në edicionin e 17-të, i cili organizohet do të mbahet nga 3 deri më 11 gusht në qytetin e Prizrenit.
Gjatë ditës së sotme organizatorët e festivalit kanë treguar se do të shfaqën 100 filma në gjashtë kategoritë garuese e që përfaqësojnë 40 shtete.
Aty përfshihen dhjetë premiera botërore, katër premiera ndërkombëtare dhe një numër i premierave evropiane dhe rajonale. Të gjithë filmat tjerë që shfaqen në festival do të kenë premierën kosovare.
Theksojmë se në festival do të prezantojë një retrospektivë të gjerë të 23 filmave tajvanez që përfshin një periudhë prej pothuajse njëqind vitesh të historisë së Tajvanit.
Ndryshe, kjo është hera e parë që një shtet aziatik prezantohet në DokuFest në Kosovë.PROGRAMET GARUESE:Gara e dokumentarëve të BallkanitGara e dokumentarëve ndërkombëtarGara e filmave të shkurtërGara e dokumentarëve për të drejtat e njeriutGara e dokumentarëve të mjedisitGara kombëtare /Telegrafi/


