Please enter at least 3 characters.

Publikohet "Deja Vu" nga Kida dhe Lyrical Son

2019/05/59620553_1180355232167204_4164137028182681254_n-e1558268308259.jpg

Këngëtarja Kida dhe rap-artisti, Lyrical Son, kanë ardhur për herë të parë në një bashkëpunim.

"Deja Vu" titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Muzika është punuar nga K-Master, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur Lyrical Son dhe Erno.

"Deja Vu" vjen e vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë dhe veror, në të cilin dyshja shfaqen mjaft me stil.

Për anën vizuale është kujdesur regjisori Alban Selimaj. /Telegrafi/