Please enter at least 3 characters.

Publikohen pamjet e vrasjes së dyfishtë te Parku në Prishtinë (Video,+18)

2016/10/vrasja.jpg

Janë publikuar pamjet e para të vrasjes e cila kishte tronditur kryeqytetin një muaj më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Parkun e qytetit të Prishtinës, humbën jetën dy të rinj.

Në videon e siguruar, shihet se si i dyshuari Lulzim Idrizi nga Shqipëria ekzekuton me armë zjarri viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj.

I dyshuari edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social Facebook.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se hetimet përkitazi me këtë rast ende janë duke vazhduar. /Indeksonline/