Please enter at least 3 characters.

PSV eliminon Juventusin pas vazhdimeve nga Liga e Kampionëve  

PSV ka mposhtur Juventusin pas vazhdimeve me rezultat 3-1, për të kaluar tutje në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve.  

Pas një pjesë të parë pa gola, pjesa e dytë doli të jetë më interesante.

Skuadra holandeze, PSV kaloi në epërsi me golin e Ivan Perisic në minutën e 53-të për 1-0.

Por nuk vonoi shumë dhe Juventusi barazoi shifrat në 1-1 me golin e Timothy Weah në minutën e 65-të.

PSV nuk u ndal dhe ktheu epërsinë në 2-1, me golin e Ismael Saibari në minutën e 74-të.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Holandezët ishin më kërkues në vazhdim, duke gjetur golin për 3-1 në minutën e 98-te me Ryan Flamingon, pas një gabimi trashanik në mbrojtjen e Juventusit.

Juventusi kishte dy raste të barazonte me Nicolo Savonan dhe Dusan Vlahocin, por njëherë portieri dhe një herë shtylla i ndali italianët.

Në vazhdimin e dytë, Juventusi shtyu përpara, por një rast i Kheprem Thuram që u fut bukur në zonë, nuk qëlloi cakun.

Juventusi eliminohet nga gara më e rëndësishme, me PSV që kalon tutje në mesin e 16-të më të mirave. /Telegrafi/