Please enter at least 3 characters.

PSG si kampione, merr vetëm barazim ndaj Nantes  

Nantes dhe PSG kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga java e 29-të.  

Ndeshja nisi pa raste në të dyja anët, me PSG që kishte siguruar titullin tashmë, ndërsa Nantes po luftonte për mbijetesë.

PSG zhbllokoi ndeshjen në minutën e 33-të, me një gol të bukur të shënuar nga Vitinha pr 1-0.

Edhe pse pjesa e parë solli raste të tjera pas golit, rezultati nuk ndryshoi.

Nantes filloi të sulmojë më shumë dhe arriti të gjejë golin e barazimit me Douglas Augusto në minutën e 83-të për 1-1.

Goncalo Ramos humbi rast të mirë në kohën shtesë për t'i dhënë fitoren PSG-së, që merr një barazim në kampionat pas më shumë se dhjetë fitoreve radhazi.

PSG ka 78 pikë si kampion i shpallur, ndërsa Nantes ka 31 pikë në vendin e 14-të. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore