Pse Gjermania u mposht nga Ekuadori? Jurgen Klopp analizon situatën
Jurgen Klopp ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026, duke pranuar se skuadra e tij zgjodhi qasjen e gabuar ndaj një kundërshtari agresiv.
"Në këtë fushë ne zgjodhëm qasjen e gabuar dhe luajtëm llojin e gabuar të futbollit kundër një kundërshtari agresiv. Duke filluar nga minuta e 12-të, na mungoi thellësia në lojën tonë dhe u mbrojtëm shumë prapa, sikur thjesht donim ta provonim një gjë të tillë", deklaroi Klopp pas ndeshjes.
Trajneri gjerman pranoi se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur dhe se performanca nuk la përshtypjen e një ekipi që synon të shkojë larg në turne.
"Kishte shumë gjëra që shkuan keq. Nuk dukej sikur ne do të avanconim lehtësisht në raundet e ardhshme".
I pyetur se çfarë duhet të përmirësojë Gjermania para fazës eliminatore, Klopp u përgjigj: "Ne duhet ta kombinojmë cilësinë tonë me një mentalitet të jashtëzakonshëm".
Ndërsa në pyetjen nëse ky mentalitet mungoi ndaj Ekuadorit, përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë: "Sigurisht që mungoi”.
Pavarësisht humbjes, Gjermania e mbylli grupin në vendin e parë dhe siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës./Telegrafi/


