Please enter at least 3 characters.

Protestuesit vendosin tankun e shkatërruar rus përpara Ambasadës së Rusisë në Berlin

2023/02/ff04eee0-60d7-426c-90a1-d9e6cee0b9ea.jpg

Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas saktësisht një vit më parë.

Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas, po organizohen tubime dhe protesta të ndryshme anembanë globit, raporton bbc.

Një e tillë pritet të mbahet edhe në kryeqytetin gjerman, Berlin, ku mijëra njerëz do të marshojnë në sheshet e këtij qyteti për të treguar solidaritetin me popullin e Ukrainës.

Paraprakisht, disa demonstrues kanë vendosur një tank të djegur rus përpara Ambasadës Ruse në Berlin, me tytën drejtuar ndërtesës së shtetit të Rusisë.

Atmosfera raportohet se është e zymtë, ku kalimtarët e rastit raportohet se po bëjnë fotografi pranë tankut. /Telegrafi/