Pronari publikon vjedhjen e lokalit në Prishtinë, ofron shpërblim për ata që japin informata (Video)
08/10/2017
Pronari i një lokali në Prishtinë ofron shpërblim për personat që do të ofrojnë informacione për hajnat që grabitën lokalin e tij.
Pronari i lokalit që ndodhet tek rrethi kryesor në Prishtinë, ka publikuar në internet videon e vjedhjes, derisa ka thënë se ofron shpërblim për njerëzit që do të ofronin informacione për grabitësit, raporton Insajderi.
Vjedhja, siç mëson Insajderi, ka ndodhur një javë më parë.


