Please enter at least 3 characters.

Prodhuesit e orizit bllokojnë rrugën Shtip-Koçan

2022/08/Kocan.jpg

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se prodhuesit e orizit sot kanë bllokuar rrugën Shtip-Koçan

"Komunikacioni në drejtim nga Shtipi në Koçan në rrugën A3 Koçan - Shtip afër fshatit Obleshevë që nga ora 10:15 është bllokuar nga 12 makina bujqësore të rreth 80-100 qytetarë-prodhues të orizit", njoftojnë nga LAMM.

Nga atje njoftojnë se komunikacion në këtë pjesë të vendit po zhvillohet në rrugë alternative./Telegrafi/