Please enter at least 3 characters.

Prishtina shënon 27-vjetorin e Çlirimit me koncert festiv në Sheshin “Skënderbeu”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar organizimin e një mbrëmjeje festive me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet më 11 qershor në Sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 19:00, ku qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin një program të pasur artistik dhe muzikor.

“Në një ditë festë për gjithë Kryeqytetin, bashkohemi në Sheshin ‘Skënderbeu’ për të shënuar 27-vjetorin e Çlirimit të Prishtinës me muzikë, art dhe atmosferë festive”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në skenë pritet të performojnë Ansambli “Bajram Curri”, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Zwada, grupi Blla Blla Blla dhe DJ First.

Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen festimeve për të përkujtuar një nga datat më të rëndësishme në historinë e kryeqytetit. /Telegrafi/