Prishtina Mall mbështet sërish Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2026
Prishtina Mall ka njoftuar se për herë të dytë do të mbështesë organizimin e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2026, i cili do të mbahet më 17 dhe 18 prill 2026 në ambientet e këtij qendre tregtare.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ky panair pritet të mbledhë mbi 400 kompani nga Kosova, rajoni dhe vende të tjera, duke u konsideruar si ngjarja më e madhe e turizmit që organizohet në nivel vendi.
“Prishtina Mall mbështet për herë të dytë organizimin e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2026, i cili do të mbahet më 17–18 prill 2026 në ambientet e Prishtina Mall”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se panairi synon të shërbejë si platformë për promovimin e turizmit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Ky panair pritet të mbledhë mbi 400 kompani nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, duke u shndërruar në ngjarjen më të madhe të turizmit që organizohet në nivel vendi”, thekson Prishtina Mall.
Organizimi i panairit realizohet në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës, me fokus në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Organizimi realizohet në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës, me synimin për të promovuar zhvillimin e sektorit të turizmit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, thuhet më tej në njoftim.


