Please enter at least 3 characters.

Prishtina kthen të suspenduarit

2016/01/prishtina-kthen-t-euml-suspenduarit_hd.jpg

“Driton Krasniqi dhe Gentrit Begolli janë dënuar me nga 300 euro. Është rregullorja e brendshme e klubit që i dënon lojtarët për raste të tilla. Unë kam thënë edhe më herët, lojtarët mund të shpërblejnë vetën, por edhe ta dënojnë në bazë të kësaj rregulloreje”, pohoi Muçiqi për Arenën.

Të dy futbollistët kishin pasur një debat të ashpër me trajnerin Bylbyl Sokoli, i cili i kishte suspenduar që të dy.

Sulmuesi i Prishtinës, Gentrit Begolli, ka treguar që tashmë janë kthyer në stërvitje dhe se ajo që kishte ndodhur ka përfunduar në mënyrën më të mirë. “Gjithçka ka përfunduar me dje. Sot kemi dalë në stërvitje dhe gjithçka ka vazhduar si më herët”, pohoi Begolli për Arenën. /Telegrafi/