Please enter at least 3 characters.

Presidenti Thaçi dekoron Loris Castriota Skanderbegun, Reto Nausen dhe Gjon Berishën

2018/10/Presidenti-Thaçi-dekoron-Loris-Castriota-Skanderbegun-Reto-Nausen-dhe-Gjon-Berishën_2.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dekoruar në ceremoni të ndara Loris Castriota Skanderbegun, Reto Nausen dhe Gjon Berishën me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Presidenti Thaçi i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës dhe për angazhimin e tyre për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e vlerave shqipe.

Pasardhësin e familjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Loris Castriota Skanderbegun, presidenti Thaçi e ka falënderuar për mishërimin me vlerat, traditat, historinë shqiptare dhe angazhimin e tij për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e këtyre vlerave.

Kurse, politikanit zviceran Reto Nausen i ka shprehur mirënjohje për kontributin në promovimin e Kosovës në Zvicër dhe për përkrahjen e dhënë për komunitetin kosovar atje.

Ndërkaq, veprimtarin Gjon Berisha e ka falënderuar për përkrahjen e përhershme në diasporë për të gjithë shqiptarët, nga të gjitha trojet shqiptare, para dhe pas luftës. /Telegrafi/