Please enter at least 3 characters.

Presidenti nuk heq shikimin nga bashkëshortja e tij: Brigitte Macron (67) ka treguar figurën në kostum banje!

2020/08/31897178-8622767-Summer_holiday_Emmanuel_Macron_speaks_to_his_wife_Brigitte_67_on-m-11_1597311571582.jpg

Emmanuel Macron dhe dama e parë, këto ditë po kënaqen në bukuritë e ishullit në jug të Francës, ku edhe paparacët i xhiruan në editimin në të cilin deri tani nuk i kemi parë

Zonja e parë 67-vjeçare dhe burri 24 vjeç më i ri, të vetëdijshëm për modën, u kapën në bord me rroba banje, pak kohë pasi që njeriu i parë i Francës kishte shëtitur me motor uji, transmeton Telegrafi.

Bashkëshortja e presidentit francez ka zgjedhur rroba banje njëpjesëshe me dizajn minimal, të cilat zbulojnë shpinën dhe vizuelisht e bëjnë figurën më të hollë.

Se çifti presidencial në pushimin vjetor po kënaqen me mushkëritë plotë, më së miri e vërteton fakti që gjithë kohës kanë qenë të buzëqeshur.

Emmanuel dhe Brigitte janë njohur kur ai ishte 15 vjeç, ndërsa ajo 39 vjeç.

Atëherë dama e parë ishte profesoreshë, mirëpo me gjithë dallimin në moshë, asgjë nuk ka mundur t’u dalë përpara në dashurinë e tyre. /Telegrafi/